Shpeshherë, kur dëgjojmë termin “Krisht’ apo ‘Jezus’, mund të mendojmë sipas nocioneve të përcaktuara nga mjedisi fetar ku jemi rritur. Përgjatë historisë, perspektiva që njerëzit kanë pasur mbi jetën dhe mësimet e Jezusit ka qënë e larmishme, ndonjëherë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën. Ndonjëherë individët e përfshirë në filozifinë e quajtur “new age” ose në studimet krahasuese midis feve, kanë vendosur se Jezusi ka qënë “thjesht një mësues”. 

Ka qënë ai vetëm një profet? Të tjerë kanë vendosur ta shpërfillin atë krejt. Pjesëtarë të feve të tjera mund ta kenë injoruar jetën dhe shërbesën e tij. Ishte ai një njeri që kreu blasfemi duke e meduar veten Zot? Të tjerë mund të kenë thënë, “Epo, të Krishterët kanë qënë mizorë me mua dhe prandaj unë nuk jam i interesuar të di për Jezusin.” Edhe midis atyre që e quajnë veten të Krishterë, nuk ka një marrëveshje të plotë mbi domethënien e jetës dhe punës së Jezusit.

Këto mosmarrëveshje kanë krijuar një duzine fraksionesh, sektesh, akuza për herezi ose shkëputje nga besimi, dhe luftra pafund. Megjithatë, materiali i Edgar Cayce na ofron një përqasje që sugjeron një mënyrë për të parë jetën e Jezusit që bashkon gjithë njerëzimin, në vend që ta ndajë atë.

Trashëgimnia jonë shpirtërore

Për shkak të përqëndrimit tonë në gjërat materiale të jetës, pjesa më e madhe e njerëzve e ka harruar trashëgimninë e vetë shpirtërore si fëmijë të një Zoti të dashur. Nga perspektiva e Cayce, ne nuk jemi vetëm trupa fizikë, por jemi qënie shpirtërore që janë duke patur një eksperiencë fizike që sjell rritje personale dhe zhvillim. Shumë njerëz kanë supozuar gabimisht se qëllimi i të qënurit në tokë është që thjesht të arrish parajsën, të gjesh iluminim (mendor dhe shpirtëror) ose në një farë mënyre të “largohesh nga toka”. Por kjo perspektivë është shumë ndryshe nga ajo që gjëndet në materialet e Cayce. Në fakt Cayce besonte se, si fëmijë të Zotit, misioni ynë është që të sjellim frymën hyjnore në tokë. 

Dinamikat e lidhjes së drejtpërdrejtë dhe të thellë që kemi me Zotin mund të gjenden përgjatë gjithë shkrimeve të shenjta, duke nisur që nga Gjeneza, kur na thuhet se Zoti krijoi njërëzimin në imazhin e vet. Por marrëdhënia jonë me Zotin si Prindi ynë, është ilustruar më qartë në historinë e djalit plangprishës (Luka 15:11-24)

Kjo histori përshkruan udhëtimin e shpirtit: ne ishim me Zotin në fillim, përmes fuqisë së vullnetit të lirë, ne ishim në gjëndje të bënim zgjedhje që nuk ishin domosdoshmërisht në harmoni me Krijuesin. Dhe, në njëfarë pike, ne do të “ngrihemi” dhe do të vendosim të kthehemi tek Zoti, duke ri-fituar trashëgimninë dhe duke përjetuar marrëdhënien e vërtetë me Të. Një nga leximet e përshkruan në mënyrë shumë të bukur natyrën shpirtërore të njërëzimit:

“Sepse ti je një qelizë në trupin e Zotit; pra një bashkë-krijues me të, në atë çfarë mendon, në atë çfarë bën.” Leximi 2794-3

Jezusi si “Model” i Harmonisë

Leximet thonë se Zoti dëshiron të shprehet në botë nëpërmjet nesh. Shëmbulli i vendosur nga Jezusi, mesa duket, është “modeli” i harmonisë për secilin shpirt. Pavarësisht nga besimi individual apo feja e një personi, ky model i Krishtit ekziston si potencial në çdo fibër të qënies së tyre. Është ajo pjesë e jona që ndodhet në harmoni perfekte me Krijuesin dhe që thjesht pret të gjejë shprehësi (të manifestohet) në jetët tona. 

Modeli i Krishtit është përshkruar më tutje si “ndërgjegjësimi brënda çdo shpirti, i ngulitur në mëndje, dhe duke pritur të zgjohet nga vullneti, i bashkimit të shpirtit me Zotin.” (5749-14), dhe manifestimi i këtij modeli është fati përfundimtar i çdo shpirti. Me këtë në mëndje, leximet e paraqesin Jezusin si “Vëllain tonë të madh”, një shpirt që erdhi për t’i treguar secilit prej nesh rrugën e kthimit tek Burimi ynë shpirtëror duke manifestuar në mënyrë perfekte ligjet e Krijuesit në tokë.

Njësoj si një vëlla i madh do të na jepte ndonjëherë njohuri dhe këshilla mbi vështirësitë e jetës (sepse ai i ka kaluar ato para nesh), Jezusi si Vëlla i madh mund të na ndihmojë teksa përballemi me sfidat e jetës. Çfarë mund të befasojë njerëzit është se ky fakt nuk ka të bëjë fare me fenë, por ka të bëjë me spiritualitetin dhe zbulimin e marrëdhënies së vërtetë që kemi me Zotin– një marrëdhënie që ndajmë me Jezusin. Leximet jo vetëm që pohojnë se Jezusi ishte Bir i Zotit, por ato pohojnë të njëjtën gjë edhe për secilin prej nesh. Me fjalë të tjera, Jezusi ishte si secili prej nesh dhe, në fund, secili prej nesh është i destinuar të bëhet si Ai. 

“Unë dhe Ati im jemi një. Atëherë ata morën përsëri gurë për ta gurëzuar. Jezusi ju përgjigj, Shumë punë të mira ju kam treguar nga Ati im; për cilën prej këtyre po më gurëzoni? Ata ju përgjigjën atij, duke i thënë, Për një punë të mirë ne nuk të gurëzojmë; por për blasfemi; dhe sepse ti, duke qënë një njeri, e bën veten Zot. Jezusi ju përgjigj, A nuk është e shkruar në ligjin tuaj “Po ju them, ju jeni zota.” Gjon 10:30-34

Megjithëse shumë prej nesh mund të zmbrapsen kur e dëgjojnë në fillim, për këtë ka dëshmi në Bibël dhe në materialet e Edgar Cayce. Kur flet për njerëzimin, vetë Jezusi thotë, “Ata nuk janë të kësaj bote, ashtu siç edhe unë nuk jam i kësaj bote” (Gjon 17:16). Çuditërisht, një biznesmen Hebre arriti po në këtë përfundim me pyetjet që i bëri Edgar Cayce-t gjatë një leximi:

“Pyetja: Jezusi ishte perfekt, Zoti erdhi me Të. Ne nuk jemi ende perfektë, zota por jo ende të barabartë me Zotin. Ai përfaqëson të ardhmen tonë, rrugën tonë drejt Fronit?

Përgjigja: E saktë. Ai është rruga drejt Fronit, që ne, njërëzit, të mund të bëhemi si Ai që drejton rrugën. 

Pyetja: …Si ne, Jezusi ishte njëkohësisht Zot dhe Njeri derisa u bë vetëm Zot? 

Përgjigja: E saktë. “

Leximi i Edgar Cayce 900-100

Para se të ndihemi të fyer nga kjo mundësi e jashtëzakonshme, duke bërtitur akuzat për herezi apo para se të besojmë idenë se kjo është vepër e djallit, duhet t’i hedhim një sy nga afër jetës së Jezusit. Do kuptojmë që jo vetëm ai u akuzua për blasfemi pikërisht për këtë pohim, por do kuptojmë se Ai e tha këtë të vërtetë për secilin prej nesh:

“Sepse vërtet në Të, në Atin-Zotin, ti lëviz dhe ke qënien tënde. Vepro si i tillë! Mos vepro si të jesh zot! Mund të bëhesh i tillë, por vetëm kur nuk mendon për veten tënde. Sepse cili është modeli? Ai nuk e mendoi si vjedhje ta bënte veten e Tij të barabartë me Zotin, por u soll si i tillë në Tokë. Ai nuk mbajti asgjë për vete që ti, përmes mirësisë së Tij, përmes mëshirës së Tij, përmes sakrificës së Tij, të kesh një përkrahës me Shkakun Parësor, Zotin; atë parimin e parë, frymën…” Leximi 4083-1

Ligji të cilit i referohet Jezusi është Testamenti i Vjetër, më saktësisht Psalmi i 82-të që shpall se jo vetëm që jemi bijë të Zotit, por edhe “zota” (ende rrugës për t’u bërë të tillë, pa dyshim). Megjithëse disa mund të fyen nga pohimi se të gjithë jemi pjesë e Zotit, në vitet e fundit gjithmonë e më shumë njërëz që punojnë me traditat ezoterike shpirtërore kanë mbërritur po në atë përfundim. 

Për fat të keq, ndonjëherë ata individë që e pranojnë këtë premisë (që jemi pjesë e Zotit), kanë harruar sjelljen apo qëndrimin e përshtatshëm që duhet ta shoqërojë. Në të vërtetë, ky pretendim nuk është kaq i vërtetë nëse e shohim si një pohim mbi veten tonë. Por është i vërtetë vetëm kur ne bëhemi njësoj-si-Zoti kundrejt njëri tjetrit:

“Sepse Mjeshtri, Jezusi, edhe Krishti, është modeli për çdo njeri në tokë, pavarësisht se është pagan, hebre, partenian apo grek. Sepse të gjithë e kanë modelin, pavarësisht nëse e quajnë më atë emër apo jo; por nuk ka emër tjetër që është dhënë nën parajsë, përmes së cilës njërëzit mund të shpëtohen nga vetja e tyre.’ Leximi 3528-1

Kur Jezusi thotë “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” (Gjon 14:6) nuk ishte një thirrje për një diskutim fetar; por një mundësi për të gjithë ne të kuptojmë se jeta e Tij mund të shërbejë si shëmbull për secilin prej nesh. Pavarësisht mjedisit tonë fetar, në jetën e Jezusit mund të gjejmë një model se si të jetojmë, duke na mundësuar secilit të kapërcejmë dobësitë tona personale, mangësitë tona, edhe problemet tona. E thënë sipas Cayce: 

Pyetje: “Cili është qëllimi kryesor i rimishërimit?

Përgjigje: “Të lartësosh Ndërgjegjen e Krishtit në tokë — në jetët e atyre me të cilët ti je në kontakt, dhe të jetosh po ashtu në vetvete.”  Leximi 2441-4

Në një rast, një burrë 38-vjecar i cili kërkonte informacion se si mund të manifestonte më mirë qëllimin e jetës së vet, e pyeti Edgar Cayce për ndryshimin e emrave “Jezus” dhe “Krisht”:

“Pyetje: Çfarë kuptimi dhe rëndësie janë fjalët “Jezus” dhe “Krisht”?

Përgjigje: Siç e kemi treguar. Jezusi është njeriu– veprimtaria, mëndja, marrëdhëniet që Ai krijoi me të tjerët. Ai ishte i vëmëndshëm ndaj miqve, Ai ishte i shoqërueshëm, Ai ishte i dashur, Ai ishte i sjellshëm, Ai ishte i butë. Ai u lodh, Ai u ndje i dobët– dhe gjithësesi fitoi atë forcë që Ai kish premtuar, duke u bërë Krishti, duke përmbushur e duke mposhtur botën! Ti je krijuar për të qënë i fortë– në trup, mëndje, shpirt dhe qëllim– me anë të asaj force në Krisht. Fuqia pra, është tek Krishti. Modeli është tek Jezusi.”  Leximi 2533-7

Fuqia Shndërruese e Ndërgjegjes së Krishtit

Kjo fuqi shndërruese e Ndërgjegjes së Krishtit zgjohet ndërsa individët sillen në harmoni me modelin e vendosur nga shëmbulli i jetës së Jezusit. Në fakt, ky zgjim është qëllimi thelbësor i çdo shpirti që vjen në jetë. Për sa i përket mënyrave se si kjo Ndërgjegje e Krishtit mund të shpaloset në jetën individuale, një personi iu tha:

“Çfarë pra, do të bësh me këtë njeri, vëllai yt i madh, Krishti yt, i cili– që Fati yt të ishte i sigurtë në Atë– të tregoi rrugën më të shkëlqyeshme. Jo me vepra të mëdha trimërie, jo me lartësimin e njohurive të tua apo të fuqisë tënde, por me butësinë e gjërave të shpirtit: Dashuri, mirësi, përvuajtje, durim; këto të ka treguar vëllai yt që ti, duke i aplikuar në marrëdhëniet me njërëzit e tjerë ditë për ditë, pak aty e pak këtu, mund të bëhesh një me Të siç Ai ka destinuar që ti të jesh! Do ta largosh veten? Sepse nuk ka asgjë që mund të të largojë nga dashuria e Zotit tënd, e vëllait tënd, përveç vetes tënde!” Leximi 849-11

Sipas pikëpamjes së Cayce, Jezusi është Vëllai i Madh i gjithë njërëzimit, thellësisht i angazhuar për të ndihmuar të gjithë shpirtrat të rizgjojnë ndërgjegjësimin e unitetit me Zotin. Ky Jezus nuk është i interesuar në bashkëbisedime fetare, emërtime apo edhe arritje personale. Përkundrazi, Ai është thjesht i interesuar si ne e trajtojmë njëri tjetrin.

Duke pasur këtë parasysh, edhe në mes të shumëllojshmërisë tonë si familje njërëzore, ne kemi të njëtjën trashëgimni shpirtërore. Ne jemi të gjithë Fëmijë të të njëjtit Zot. Ne jemi të gjithë pjesë e Burimit shpirtëror. Dhe jemi të gjithë të destinuar të kthehemi tek Krijuesi ynë, tek Ati, Zoti ynë.

Përshtatur nga “12 Leksione mbi Spiritualitetin” nga Kevin j. Todeschi

Lexo artikullin origjinal këtu