Psikiku dhe Mediumi Mjekësor i Shekullit të 20-të

Edgar Cayce (shqiptohet Kay-Cee, 1877-1945) është quajtur “profeti i fjetur”, “babai i mjekësisë holistike” dhe psikiku më i dokumentuar i shekullit të 20-të. Për më shumë se 40 vjet të jetës së tij, Cayce dha “lexime” psikike për mijëra kërkues ndërsa ishte në gjëndje të pandërgjegjshme, duke diagnostikuar sëmundje dhe zbuluar jetë të jetuara në të kaluarën, si dhe profeci mbi çfarë do të vinte më tej.

Por kush ishte saktësisht Edgar Cayce?

Cayce lindi në një fermë në Hopkinsville, Kentucky në 1877 dhe aftësitë e tij psikike nisën të shfaqeshin herët që në fëmijëri. Ai kishte aftësinë të shihte dhe të fliste me shpirtin e gjyshit të vet të ndjerë, dhe shpesh luante me “shokë imagjinarë” për të cilët thoshte se ishin shpirtra nga bota tjetër. Ai gjithashtu shfaqi aftësinë e çuditshme për të memorizuar faqe të tëra libri thjesht duke fjetur mbi të. Këto aftësi e etiketuan Cayce-in e ri si të çuditshëm, por gjithçka që Cayce donte të bënte ishte të ndihmonte të tjerët, veçanërisht fëmijët. 

Më vonë në jetë, Cayce do të zbulonte se ai kishte aftësinë për të vënë veten në një gjëndje të ngjashme me gjumin duke u shtrirë në një divan, mbyllur sytë dhe mbështetur duart mbi stomak. Në këtë gjëndje relaksimi dhe meditimi, ai mund të vinte mëndjen e tij në kontakt me të gjithë hapësirën dhe kohën– ndërgjegja universale, e njohur edhe si mbi-vetëdije. Që aty, ai mund t’i përgjigjej pyetjeve të mëdha si “Cilat janë sekretet e universit?” dhe “Cili është qëllimi i jetës time?”; por edhe pyetjeve specifike si “Çfarë mund të bëj për të lehtësuar artritin që kam?” apo “Si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit?”. Përgjigjet e tij ndaj këtyre pyetjeve u quajtën “lexime” dhe njohuritë e tyre ofrojnë ndihmë praktike dhe këshilla njërëzve edhe sot e kësaj dite. 

Shumë njërëz habiten kur mësojnë se Edgar Cayce ishte një frekuentues i përkushtuar i kishës dhe mësues në kishë gjatë të dielave. Në moshë të re, Cayce u betua se do të lexonte të gjithë Biblën çdo vit të jetës së tij dhe në 1945, viti i vdekjes së tij, ai ia kishte arritur qëllimit. Ndoshta leximet e thonë më mirë: kur u pyet si mundet dikush të zhvillojë aftësi psikike, këshilla e Cayce ishte të bëhesh më shpirtëror. 

Mjete për mirëqënie, rritje shpirtërore dhe fuqizim personal

Megjithëse Cayce ka vdekur më shumë se 70 vjet më parë, pavdekshmëria e materialeve në leximet– me tema si të zbulosh misionin tënd në jetë, të zhvillosh intuitën, eksplorimi i mistereve të lashta, të marrësh përgjegjësi për shëndetin tënd– dëshmohet nga qindra libra që janë shkruar dhe publikuar mbi aspekte të ndryshme të punës së tij si dhe një duzinë titujsh të përqëndruar në vetë jetën e Cayce. Së bashku, këta libra përbajnë informacion kaq të vlefshëm sa edhe vetë Edgar Cayce do të kishte hezituar të parashikonte një ndikim kaq të madh në botën bashkëkohore. Në 1945, viti i ndarjes së tij nga jeta, kush mund ta dinte se terma si “meditim”, “rritje shpirtërore”, “aura”, “shpirtra binjakë” dhe “shëndet holistik” do të bëheshin fjalë të zakonshme? 

Pjesa më e madhe e leximeve të Edgar Cayce kanë të bëjnë me mjekësinë holistike dhe trajtimin e sëmundjeve. Siç ishte atëherë kur Cayce i jepte leximet, ashtu edhe sot, njërëz nga të gjitha sferat e jetës dhe besimeve të ndryshme gjejnë lehtësim nga sëmundjet përmes informacioneve të dhëna në leximet– disa perj tyre të dhëna 100 vjet më parë!

Megjithatë, pavarësisht se i njohur për këtë material, Cayce i fjetur nuk dukej se ndalej vetëm tek shqetësimet e trupit fizik. Në fakt, në tërësinë e tyre, leximet flasin për mbi 10,000 tematika të ndryshme! Ky grup i gjërë temash mund të ngushtohet në një grup më të vogël, që kur mblidhen bashkë, përballen me pesë kategoritë e mëposhtme: (1) Information mbi shëndetin; (2) Filozofi dhe Rimishërimi; (3) Ëndrra dhe interpretimi i tyre; (4) Fenomenet Psikike; (5) Rritje Shpirtërore, Lutja dhe Meditimi.

Më shumë detaje mbi jetën e Cayce dhe punën e tij, janë eksploruar në librin There Is A River (1942) nga Thomas Sugrue, i gjendshëm në formate të ndryshme në Amazon. 

Pjesëtarë të Shoqatës së Edgar Cayce për Kërkim dhe Iluminim (A.R.E.), organizata jo-fitimprurëse e themeluar nga Cayce në 1931, kanë akses të plotë të të gjithë 14,306 leximet në një databazë online në sektorin vetëm për pjesëtarët. Leximet mund të gjenden gjithashtu në bibliotekën në Qëndrën e Vizitorëve në katin e dytë, në selinë qëndrore të A.R.E. në Virginia Beach, e hapur për publikun çdo ditë.