Sipas leximeve të Edgar Cayce, ne jemi qënie shpirtërore që janë duke pasur një eksperiencë fizike në tokë. Cayce tha se të gjithë ne u krijuam në fillim. 

“Të gjithë shpirtrat u krijuan në fillim, i gjithë shpirti nga një shpirt, Shpirti i Zotit, ai shpirt i manifestuar në mish, ai shpirt i manifestuar në të gjithë krijimin, qoftë i forcave tokësore apo i forcave Universale, i gjithë shpirti është një shpirt.” 900-70

Ndoshta për shkak të kërkesave që ka jeta në tokë, ne shpesh e anashkalojmë pjesën më të vërtetë të vetvetes, lidhjen që kemi me Shpirtin. Pavarësisht se kemi një trup fizik dhe struktura mendore, në fund të fundit lidhja më e thellë që kemi është ajo me burimin tonë shpirtëror.

Cayce shpesh na kujton se “Shpirti është Jeta, Mëndja është Ndërtuesi, dhe bota Fizike është rezultati”. Me fjalë të tjera, Shpirti është burimi i jetëve tona. Mëndja jonë e drejton këtë energji shpirtërore në mënyra krijuese ose dëmtuese shprehjeje (pozitive ose negative). Impakti i zgjedhjeve tona si përfundim do të shfaqet, do gjejë shprehje në botën fizike, duke ndikuar në shëndetin tonë, jetët tona dhe marrëdhëniet me njëri tjetrin.

Nga këndvështrimi i Cayce, shumë shpesh ne nuk jemi në kontakt me qëllimet (pse-në) e veprimeve tona të përditshme. Për këtë arsye, ai këshilloi që ne të vendosim një ideal shpirtëror për të drejtuar jetët tona. Duke vendosur një ideal shpirtëror në mënyrë të ndërgjegjshme — si dashuria, falja, dhembshuria, shërbimi ndaj të tjerëve — ne mund të arrijmë një transformim personal që si rezultat ka zhvillimimin e shpirtit.

“Pra, eksperienca më me rëndësi, më e rëndësishmja për këtë ose për secilin entitet individual është fillimisht të njohë cili është ideali– nga ana shpirtërore.” 357-13

Pjesërisht, idealet ndihmojnë që të vendosim “pse” ne bëjmë gjërat që bëjmë. Të gjithë, në thelb, funksionojnë në bazë të një ideali në jetë. Megjithatë, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për të. Ndonjëherë, kur jeta bëhet shumë e ngatërruar, mungesa e një ideali të vetëdijshëm luan një rol të rëndësishëm. Duke qënë se idealet i japin formë jetëve tona, eksperiencave tona, madje edhe personit që po bëhemi dalëngadalë, të vendosësh një ideal në mënyrë të ndërgjegjshme është tej mase e rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen tonë shpirtërore. 

Dhe idealet që udhëheqin jetën tonë do të ndryshojnë me kohën, teksa ne mësojmë, aplikojmë dhe rritemi nga çdo ideal që kemi vendosur. Të zgjedhësh idealin tënd dhe të punosh me të për t’i dhënë formë jetës tënde, është një proçes që ndihmon në zgjimin e qëllimit të shpirtit tonë dhe rritjen shpirtërore. 

Meqënëse gjëndja jonë natyrale është Shpirt, të rizgjojmë plotësisht ndërgjegjen shpirtërore është një qëllim i përbashkët i të gjithëve. Në fakt, në një lexim, Edgar Cayce theksoi se “Zhvillimi shpirtëror duhet të ketë përparësi ndaj çdo gjëje tjetër.” (3357-2). Cayce gjithashtu thotë se zhvillimi shpirtëror nuk arrihet me anë të ndonjë akti madhor por është një arritje që vjen hap pas hapi.

Çfarë duket se ka rëndësi të veçantë është aplikimi i “fryteve të Shpirtit” në bashkëveprimet me të tjerët. Me fjalë të tjera, të veprojmë me dashuri, mirësi, butësi dhe durim. Sipas Cayce, harmonizimi (me energjinë universale) dhe aplikimi janë thelbi i rritjes shpirtërore. Harmonizimi është proçesi i ndërgjegjësimit ndaj natyrës tonë shpirtërore dhe marrëdhënies së vërtetë me Zotin. 

Mënyrat e rekomanduara më shpesh për të arritur këtë harmonizim janë praktika e rregullt e lutjes dhe meditimit. Cayce besonte se të lutesh është të flasësh me Zotin, ndërsa meditimi është të dëgjosh Zotin. Të dyja, si lutja dhe meditimi, janë mjete të paçmueshme për t’u ri-ndërgjegjësuar ndaj burimit tonë shpirtëror ndërsa e ftojmë Zotin të punojë përmes nesh që të jemi një “kanal bekimesh” për të tjerët:

“Atëherë, thjesht të jesh i mirë, i duruar, thjesht të tregosh dashuri për tjetrin; ajo është mënyra se si çdo individ punon drejt të bërit i vetëdijshëm për ndërgjegjen e Shpirtit të Krishtit.” 272-9

Ne ishim me Zotin në fillim dhe nëpërmjet zgjedhjeve dhe eksperiencave, e gjetëm veten të ndarë nga ndërgjegjësimi i plotë i Shpirtit. Nga një anë, rënia e njërëzimit ishte në të vërtetë zbritja jonë në ndërgjegje nga sfera e pafundësisë tek sfera e kohës dhe hapësirës. 

Gjithësesi, kjo nuk ishte detyrimisht një gjë “e keqe” apo një zgjedhje e gabuar. Njësoj si një fëmijë mëson nga eksperiencat, duke bërë zgjedhjet e veta dhe gabime përgjatë rrugës, eksperiencat tona do ndihmojnë shpirtrat tanë të maturojnë dhe ky proçes do na ndihmojë të fitojmë një ndërgjegjësim të plotë të natyrës tonë shpirtërore. 

Një diskutim mbi Edgar Cayce dhe spiritualitetin nuk do ishte i plotë pa përmëndur “Në kërkim të Zotit” dhe grupet e studimit. Në 1931, një grup personash– të cilët ishin të afërt me Cayce dhe punën e tij– kërkuan një lexim mbi si mund të bëheshin më shumë si ai– me dhunti psikike dhe aftësi për të ndihmuar të tjerët. Përgjigja e Cayce ishte një seri leximesh që skicuan hapat individualë drejt rritjes shpirtërore.

Ai grup vazhdoi të merrte lexime dhe të punonte me to për më shumë se një dekadë dhe si përfundim publikoi punën e tyre në një libër me dy vëllime të titulluar “Në Kërkim të Zotit” I dhe II. Sot, këta libra studiohen në mbarë botën nga njërëz të organizuar në grupe të njohur si “Grupe Studimi”. Grupet e Studimit mund të regjistrohen në organizatën A.R.E. për të marrë materiale ndihmuese dhe suport për punën shpirtërore në grup. 

Mëso më shumë në: EdgarCayce.org/studygroups

Lexo artikullin orgjinal këtu